Kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve për raundin e balotazhit për kryetar në 18 komuna, kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një video mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë.
“Të dashur qytetarë, këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni. Në këtë pasdite të mirë, secili nga ne, le ta shfrytëzojmë të drejtën tonë qytetare dhe të kontribuojmë për qytetin tonë”, ka theksuar Kurti në një videomesazh të publikuar në Facebook pak para orës 17:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 20.78% e qytetarëve me të drejtë vote.









