Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka lavdëruar kabinetin e tij për bashkëpunim me qeverisjen lokale.
Ndërkohë duke thënë se sot qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë të nivelit qendror, raporton Indeksonline.
“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e komunave, të katërtin deri më tani me qëllim mirëmbajtjen e komunikimit mes nivelit qendror dhe atij lokal dhe për të diskutuar për çështje me interes për qytetarët. Janë dëshmi të forta të mbështetjes së qeverisë për komunat.
Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë të nivelit qendror. Gabim ka qenë atëherë, gabim është edhe tani. Bashkëpunimin e kemi përgjegjësi, të dy nivelet e qeverisjes burojnë nga vullneti i qytetarëve, prandaj edhe duhet të jemi në shërbim të tyre. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave, e komunat janë të qytetarëve, jo të partive politike”.
Kurti përmendi edhe ndarjen e granteve për komunat për periudhën 2024-2026.
“Para dy javëve komisioni i granteve mbajti një takim të rëndësishëm ku i miratua ndartja e granteve për komuna për periudha 2024-2026. Buxheti i përgjithshëm komunal për vitin e ardhshëm arrin gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komuna gjatë qeverisjes sonë sesa gjatë qeverisjes së mëparshme. Granti i përgjithshëm për komuna për vitin 2024 kap shumën prej 284.7 milionë euro. Kjo vlerë rekorde vjen si rezultat i drejtpërdrejt rritjes së të hyrave për buxhetin e shtetit. Granti për shëndetësi ka rritje për 16 për qind për 2024, krahasuar me 2023. Ndërsa për arsim është rritur për 18.5 për qind”, u shpreh ai./Indeksonline/