Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, Vetëvendosja prin në 21 komuna.
Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Kurti thotë se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet, por nuk tregon se kë preferon për partnerë në qeverisje.
“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.
“Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të certifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, shkroi Kurti.