Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një takim pune me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, diskutoi dy sesione diskutimesh në Prevallë. Njëra për të drejtat dhe drejtësinë, tjetri për ekonominë dhe financa.
Kryeministri Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se të drejtat e njeriut, ato civile dhe të pakicave e bëjnë shoqërinë bashkë. Ashtu sikurse liria që nuk dhurohet por fitohet, as drejtësia nuk jepet, por duhet të vendoset.
“Po punojmë që ta ndërtojmë një sistem që vendosë drejtësi të bazuar vetëm në ligj. Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti, as grup më të fuqishëm se Republika, e rrjedhimisht asnjeri mbi ligjin apo anash tij”.
Tutje ai ka thënë se si rezultat i rritjes rekord të të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32%.
Pra, kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal. E në këtë Komision miratuam edhe politika të reja si angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, shtimin e 30 profesionistëve të TI-së, shtimin e 299 profesionistëve në shëndetësinë primare dhe mundësimin e realizimit të vizitave për gra shtatëzëna e fëmijë dhe persona në kujdesin paliativ”.