Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Kosovë ka demokraci, sundim të ligjit dhe përgjegjësi për të drejtat e njeriut.
Kurti këto i ka thënë në një postim në X, ku ka shkruar për themelimin e Këshillit të Evropës 75 vjet më parë, si organizata kryesore në Evropë për të drejtat e njeriut.
Më 15 prill në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë vota u kalua aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE.
Tani ka mbetur të votohet vetëm në Këshillimin e Ministrave të kësaj organizate në takimin që pritet të mbahet më 15 ose 16 maj, por ende nuk është e sigurt nëse Kosova do të jetë në agjendë.
Para këtij takimi vendet aleate sidomos Franca e Gjermania kanë kërkuar nga Kosova të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit duke e ndërlidhur këtë çështje me anëtarësimin në KiE.