Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka biseduar dje në telefon me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, shkruan IndeksOnline.
Kurti tha se nga Borwn mori mbështetje për planet e VV-së në ekonomi zhvillimi, rritjen e vendeve të punës. “Sot fola me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, i cili na uroi për fitoren tonë dhe ofroi mbështetje për planet tona në ekonomi zhvillimi, rritja e vendeve të punës, mjedisi & anti-Covid. Ne shpresojmë të mbajmë kontakt me z. Broën ndërsa Qeveria jonë përballet me sfidat kryesore të Kosovës”, shkruan ai në Tëitter.