Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, edhe sot ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Këtë deklaratë Kurti, e bëri sot në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
“Situata në veri të Kosovës duhet të de eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai.
Sipas Kurtit veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë./eo