Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, ka treguar për vendimin e parë që do ta marrë – nëse ai bëhet kryeministër.
“Ta zvogëlojmë qeverinë. Edhe në ofertën që ia kemi bërë LDK-së, kemi thënë se duhet t’i kemi vetëm 12 ministri”, ka thënë Kurti në T7.
“Disa ministri duhet të bashkohen, ndërsa mua nuk më duhen pesë zëvendësministra, as ministrave disa zëvendës, as mua 35 këshilltarë s’më duhen.
“Kjo është vendimtare – si fillim Ligjin për Qeverinë”.