Është bërë hapja e Samitit Digjital “Western Balkans Digital Sumit Prishtina 2022”, i cili do të mbahet dy ditë radhazi në Prishtinë.
Me këtë rast kryeministri Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij është digjitalizimi i shërbimeve në të gjitha fushat për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Ai tha se je është duke punuar që shërbimet elektronike të japin një transparencë dhe llogaridhënie më të mirë të qeverisë dhe qëllim ka përmirësimin e shërbimeve, por edhe lehtësimin e jetës së bizneseve.
“Ne do t’i lehtësojmë këto duke fuqizuar administratën publike dhe duke e përmirësuar sistemimin edukativ dhe ngritur efiçiencën e shërbimeve shëndetësore dhe atyre të drejtësisë duke e digjitalizuar qeverinë por edhe bizneset dhe kjo ka për qëllim ngritjen e produktivitetit dhe nivelit më të mirë të jetesës shoqërore”, është shprehur Kurti.
Më tej, ai tha se rinia kosovare është potenciali kryesor, ku sipas tij, komunitetit ICT në vend ka një shpirt ndërmarrës.
Tutje, ai foli edhe për ikjen e rinisë, ku tha se rinia kosovare edukohet në Kosovë dhe shkon për të punuar për një jetë më të mirë jashtë vendit.
“Pra, për këtë arsye ne duhet të kemi sisteme digjitale për mësuesit, mjekët e të tjerët por edhe për të gjithë qytetarët. Kjo, vetvetiu e bën të domosdoshme ngritjen e nivelit të aftësisë së përdorimit digjital dhe përmirësimin në shoqërinë tonë”.
Ai përmendi edhe sulmet kibernetike me të cilat është përballur Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina, teksa shtoi se të gjitha shtetet i kanë telashet e njëjta.
“Ky samit i jep mundësinë të gjitha shteteve të rajonit që të zhvillohen në sistemin e një hapësire digjitale, pra, digjitalizimi e ka bërë komunikimin e njerëzve në këtë rajon më të lehtë e më të shpejtë”.
“Pra, sistemi Roaming është një hap përpara që do t’i sjellë të mira qytetarëve e bizneseve tona. Këto do të mund të japin një garancion që ne do të diskutojmë e të zhvillohemi si identitetin digjital dhe rrjetin e lirë të të dhënave”, është shprehur Kurti./EO/