Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka udhëtuar për në Bruksel, për të marr pjesë në drekën e ftuar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.
Sipas komunikatës së Qeverisë, kryeministri do të takohet edhe me liderë të Ballkanit Perëndimor.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen”, thuhet në komunikatë./teve1.info/