Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke përcjellë urime për shëndet, mirësi dhe begati për ta dhe familjet e tyre.
Ai theksoi rëndësinë e këtij muaji si rikthim te vlerat më të pastra njerëzore dhe shprehu dëshirën që agjërimi të ketë shërbyer si ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.
Statusi i plotë:
Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia.
Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti.
Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.