Qeveria e Kosovës, me rastin e shënimit të shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë, ka mbajtur mbledhje festive.
Kryeministri Kurti hapi dhe mbylli këtë mbledhje, duke uruar ditën e Pavarësisë, me ç’rast tha se Republika e Kosovës kurrë s’ka qenë më e fortë.
Ai tha se kujton me krenari rrugëtimin e gjatë për liri dhe pavarësi, si dhe ata që sakrifikuan e u flijuan.
“Urime 17 vjetori i Pavarësisë. Teksa festojmë, kujtojmë me krenari rrugëtimin e gjatë të lirisë e pavarësisë. Kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë, nga heronjtë, dëshmorët e martirët, te veteranët e UÇK-së, te veprimtarët e mbarë qytetarët që qëndruan të palëkundur përballë sfidave, të gjithëve iu jemi mirënjohës për përkushtimin dhe kontributin e tyte. Liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë, kërkon demokraci, e cila mundëson që të dëgjohet zëri i popullit. E demokracisë kërkon institucione të forta. Republika jonë sot është më e fortë e më vitale se kurrë më parë” – tha Kurti.