Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka qëndruar në veri të Kosovës.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfrmuar zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.
I njëjti nuk ka dhënë detaje sa i përket vizitës së Kurtit atje, vetëm se e ka konfirmuar lajmin.
Ndryshe, situata në veri të vendit mbetet ende e tensionuar, teksa faktori ndërkombëtar po vazhdonë të bëjë thirrje për shtensionim të situatës së krijuar.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar edhe masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri. Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës është tani../teve1.info./