Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët me rastin e Vitit të Ri. Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë e angazhimit qytetar dhe falënderoi të gjithë për mbështetjen e dhënë.
“Votuam. Fituam. Festuam. Urime dhe faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti, duke uruar shëndet, suksese dhe mbarësi për vitin që po fillon.

