Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media ka njoftuar se ua ka dhënë një propozim disapikësh ndërkombëtarëve për shtensionimin në veri.
Kurti tha se këtë propozim se s’ka marrë përgjigje për këtë propozim prej pesë pikash, që sipas tij duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.
“Ditën e fillova me takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët folëm për zhvillimet e fundit në vend dhe i njoftova për propozimin e qeverisë në lidhje me deesklaimin, propozim të cilin e kam ndarë me Borrellin. Dje kam pasur telefonatë me Borrellin në lidhje me situatën në komunat në veri, kurse sot kam pritur përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Kam shprehur angazhimin e plotë të Qeverisë për deeskalim dhe normalizim.
Hapi një, sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.
Pika e dytë, grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë dhe ndalohet çdo akt kriminal. Prania e forcave të Policisë së Kosovës në tri objektet komunale do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat.
Tre, Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
Hapi katër, Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.
Hapi pesë, Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.”, tha Kurti, raporton Sinjali.