Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se në vendin tonë nuk ka krizë institucionale por vakum kushtetues.
Ai foli edhe për zgjedhjet e mundshme.
“Zgjedhjet mund të përsëriten, rezultati jo veç që mund të përsëritet, por edhe mund të thellohet në favor të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti.
Ai shtoi tutje se formimi i Qeverisë është obligim i VV-së dhe partnerëve Guxo e Alternativa, por jo edhe konstituimi i Kuvendit.
Ai foli edhe për letrën që ia dërgoi LDK-së për koalicion, por që u refuzua, duke thënë se “Rruga e re”, ndoshta ka preferenca tjera për koalicion. /Reporteri.net/.