Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit të dielën, dëshmon se Serbia e sotme nuk dallon nga ajo e Sllobodan Millosheviqit.
Kështu ka thënë ajo nga foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet rreth votimit të një rezolutë të përbashkët që e dënon sulmin terrorist të së dielës.
“E tëra ishte skenar i përgatitur në kampet e Serbisë i cili parashihte luftë dhe destabilitet në venin tonë. Një shtet që mbështet terrorin, që mohon krimet dhe masakrat në Kosovës. E njëjta Serbi vazhdon fushatën e gjuhës së urrejtjes ndaj Kosovës duke shkelur çdo parim të marrëveshjeve”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka theksuar se ky sulm terrorist vjen tre muaj pas kidnapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria serbe.