Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar ashpër edhe një herë lidhur me situatën në Radio Televizionin e Kosovës, duke denoncuar cenzurën dhe presionin politik të ushtruar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një postim në rrjetet sociale, Kusari tha se në RTK po ushtrohet një presion i frikshëm politik, duke ndikuar drejtpërdrejt në lirinë e punës së gazetarëve. Ajo theksoi se disa gazetarë që nuk i nënshtrohen këtij presioni po penalizohen për veprimet e tyre.
“Në RTK ka cenzurë! Në RTK ka presion të frikshëm politik nga Lëvizja Vetëvendosje! Në RTK ka gazetarë që nuk i nënshtrohen presionit prandaj edhe po penalizohen! Faleminderit për vëmendje. Naten e mirë, këtë temë e vazhdojmë nesër,” ka shkruar Kusari, duke lënë të hapur diskutimin për shqetësimet mbi ndikimin politik në media.