Pas përjashtimit të Arjanet Muricit nga përfaqësuesja e Kosovës, çështja e portierit mbetet një dilemë e madhe për ndeshjen e ardhshme kundër Qipros shkruan Radio Star.
Tre kandidatë janë në garë për këtë pozicion kyç, por secili prej tyre ka sfidat dhe avantazhet e veta.
Faton Maloku ka performuar ndryshe në arenën europiane. Në gjashtë ndeshje, ai ka pranuar vetëm 6 gola dhe është vlerësuar si lojtari i ndeshjes në tre prej tyre, duke u bërë një nga pretendentët më serioz për këtë rol. Veçanërisht në ndeshjet kundër Breidablik dhe Legia Varshavës, ai ka treguar një formë të shkëlqyer.
Visar Bekaj, ka luajtur vetëm dy ndeshje që nga shkurti – një me Hatayaspor dhe një me Kosovën, duke e lënë atë jashtë formës ideale për një portier titullar.
Ilir Avdyli, i cili ka mbrojtur portën e Llapit në tri nga katër ndeshjet e Europës këtë sezon, ka pranuar gjithsej 10 gola. Pavarësisht përvojës në këto ndeshje, mbrojtja e tij nuk ka qenë e fortë./radiostar/