Bardhyl Syla, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 68, sjell një përvojë të pasur profesionale dhe politike, të ndërtuar mbi vite përkushtimi në shërbim të qytetarëve. Me përgatitje akademike nga Fakulteti Juridik dhe titullin Magjistër i shkencave juridiko-administrative nga Universiteti i Prishtinës, Syla ka mbi 22 vite përvojë në Administratën Komunale të Gjilanit, duke shërbyer në pozita të rëndësishme si Drejtor i Administratës së Përgjithshme, Drejtor i Arsimit dhe udhëheqës i sektorëve juridikë dhe burimeve njerëzore.
Përveç angazhimeve profesionale, ai ka qenë aktiv edhe në fushën akademike si ligjërues në Kolegjin “Gjilani” dhe si pjesëmarrës në trupa punuese, trajnime dhe konferenca të shumta. Politikisht, Syla është aktivist i LDK-së që nga viti 2000 dhe ka shërbyer si këshilltar komunal në Gjilan, duke fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Me këtë përvojë të gjerë dhe angazhim, ai synon të kontribuojë më tej në Parlamentin e Kosovës.
Profili i Bardhyl Sylës:
(Profil i shkurtër)
Përgatitja arsimore – kualifikimi :
Fakulteti Juridik në Universitetin Publik të Prishtinës.
Studimet postdiplomike : Magjistër i shkencave juridiko-administrative në Universitetin Publik të Prishtinës.
Eksperienca e përgjithshme profesionale në punë : 22 vite në Administratën Komunale në Gjilan.
Eksperienca në pozita udhëheqëse:
– Drejtor i Drejtorisë për Administratë e Përgjithshme.
– Drejtor i Drejtorisë për Arsim në periudha të caktuara.
– Udhëheqës i Sektorit për Punë të Përgjithshme Juridike.
– Udhëheqës i Burimeve Njerëzore.
Të tjera:
– Ligjërues i lëndëve juridike në Kolegjin “Gjilani”.
– Angazhimi në shumë trupa e komisione punuese profesionale.
– Trajnime dhe seminare të shumta brenda dhe jashtë vendit.
– Pjesëmarrja në shumë konferenca.
Eksperienca politike :
– Nga viti 2000 – aktivist politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku vazhdon edhe tani në organe, struktura dhe trupa tjerë punuese të degës në Gjilan.
– Anëtar i komisionit për çështje statutare të LDK-së në qendër.
– Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe 2021, Këshilltar Komunal në Kuvendin Komunal të Gjilanit, me një besueshmëri të madhe votash.