SHAIP KÇIKU
(12.07.1934 – 29.09.2020)
Shaip Kçiku i lindur në vitin 1934, në fshatin Velegllavë, Komuna e Kamenicës.
Rrjedh nga një familje me tradita të përcaktuara fetare dhe atdhedashëse, shkollimin fillorë dhe të mesëm e kreu në Kamenicë, e pastaj studimet për Komunikacion i vazhdoi në Paraqin – qytet në ish Jugosllavi.
Shaipi ishte marrë me disa veprimtari dhe është treguar shembull i mirë në kryerjen e punëve dhe detyrave pa e kompremetuar as vetën as punën.
Prej vitit 1960-1963 kishte punuar vozitës në ndërrmarjen Shoqërore “Voçnjak” në Livoç të Ulët. Gjatë kësaj kohe i kreu edhe kategoritë e ulta për instruktor në Auto Shkollë në Gjilan për kategoritë “A” dhe “B”. Këtë detyrë e kreu si është më së miri deri në vitin 1970.
Gjatë kohës sa punoi si instruktor i kategorive të ulta i kreu edhe kategoritë e larta si “C”, “D”, “E” si dhe provimin për instruktor të këtyre kategorive.
Në detyrën e anëtarit të komisionit për dhënien e patentshoferit për kategoritë e ulta e më vonë edhe për kategoritë e larta, është pranuar më 20 korrik 1968.
Këtë detyrë e ka ushtruar deri më 1 gusht të vitit 1992 kur edhe filluan të hapen Auto Shkollat private.
Gjatë periudhës për sa kohë punoi, provimet për vozitës te instruktori Shaip Këqiku i kryen 2588 amatorë të kategorive “C” dhe “D” ose 4316 kandidatë nga Gjilani, Dardana dhe Vitia.
Prej vitit 1970-1990, Shaipi ka qenë udhëheqës i autoparkut në Kobinatin e Tekstilit “Integj” në Gjilan. Ky autopark kishte 50 automjete dhe gjatë kësaj periudhe 20vjeqare llogaritej ndër më të mirët në Kosovë.
Shaip Këqiku është i njohur edhe për disa dhunti tjera.
Kur ishte i ri është marrë me sport me ngarjen motorëve dhe e ka mbajtur vendin e parë në komunat Gjilan, Dardanë dhe Viti.
E ka të kryer provimin pë Kinologji dhe 8 vjet rresht ka qenë kryetar i kinologjisë së Kosovës.
E ka kryer provimin për zjarrfikës dhe ndihmë të parë.
Në vitin 1994 e kryen obligimin e haxhit.
Haxhi Shaip Këqiku jeton në Gjilan.
KONTRIBUTET:
Aftësimi i mijëra vozitësve dhe udhëzimi i tyre drejt karrierës si vozitës.
Kontriboi dhe mbështeti Logjistikën në Luftën e UÇK-së.
PASIONET:
Ngasja e Moto Cross- ave dhe pjesëmarrja në gara viteve të 60 – ta, mbajti vendin e parë në komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
Gjuetia – që nga viti 1965 deri ne vdekje.
Kreu provimin për Kinologji dhe 8 vite rresht (1984 – 1992) ishte Kryetar i Kinologjisë se Kosovës.
Shaip Kçiku ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.
Telegram ngushëllimi nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri: