Policisë së Kosovës vazhdimisht po i rrjedhin informacionet për operacione në veri.
Ishte vet ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili më 25 dhjetor kishte deklaruar se në aksionin në Komunën e Zubin Potokut e ku janë kontrolluar tri lokacione të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovaltuave, ka dyshime se kanë rrjedh informatat.
Hetuesit tani po merren intenzivisht për të gjetur personin apo personat që po e bëjnë këtë shkelje.