Derisa zgjat qeshja e fuqishme, mund të shpenzoni nga dhjetë deri në dyzet kalori
Qeshja forcon imunitetin, organizmin e mbron nga bakteret dhe vërtet është “infektuese”. Qeshja me zë gjatë ditës nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta ndikon në organizëm njësoj sa 45 minuta relaksim terapeutik, transmeton Telegrafi.
Gjatë kohës sa zgjat qeshja numri i rrahjeve të zemrës ulet, shtypja bie dhe trupi relaksohet. Gjithashtu, derisa zgjat qeshja e fuqishme, mund të shpenzoni nga dhjetë deri në dyzet kalori.
Qeshja forcon imunitetin, organizmin e mbron nga bakteret, madje edhe nga qelizat e tumorit, kanë konstatuar shkencëtarët gjermanë.
Ata kanë konstatuar edhe që qeshja vërtet është “infektuese”, ndërkaq kanë zbuluar edhe mënyrën me të cilën transmetohet në tru.
Në të vërtetë, truri ynë duket veçanërisht i prekur nga sinjalet emocionalisht të dobishme dhe të lumturisë reale. Dëgjimi i qeshjes dhe i tingujve të tjerë pozitiv krijon impulse në pjesën e trurit e cila aktivizohet kur qeshim. Në atë moment vjen deri te lehtësimi dhe largimi i vëmendjes nga hidhërimi, faji, stresi dhe gjendjet e tjera negative.
Meqenëse njëherësh zvogëlon edhe nivelin e kortizolit, adrenalinës dhe dopaminës, personi hyn në gjendje antidepresive dhe të qetë.
Në analizë të fundit, e qeshura është një aktivitet i zakonshëm që promovon lidhjet, ul rrezikun e konflikteve të mundshme dhe lehtëson stresin dhe ankthin. Por ajo e humbet vrullin e saj shumë shpejt, kur ndodh në vetmi.
Pra, pa marrë parasysh stilin e humorit, për sa kohë që nuk ka një sëmundje themelore, e qeshura ka të ngjarë të jetë ilaçi më i mirë.