Gjykata Kushtetuese sot e ka publikuar Aktgjykimin e plotë për çështjen e moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Në piken 156 të këtij aktgjykimi tregohet se pse nuk mund të llogaritet Kuvendi i konstatuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Sipas këtij neni, përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend përfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues.
“Ashtu siç u theksua më lart, përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend përfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, Kryesia e saj do të ishte e paplotë dhe jokushtetuese. Në këtë kontekst, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti Serb si anëtar i domosdoshëm i Kryesisë së Kuvendit, është parakusht për konstituimin e Kuvendit”, është thënë në aktgjykim.