Vendimi i PZAP’it gjatë ditës së djeshme për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, shkaktoi ndryshime të mëdha në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, numrin e deputetëve dhe matematikat e koalicionit VV-LDK u prishën, transmeton Gazeta Metro.
Ky vendim i PZAP’it bëri që koalicioni Nisma-AKR-PD të jetë në Kuvendin e Kosovës duke u përfaqësuar me 6 deputetë.
Po ashtu ky vendim bëri që me futjen e Nismas në Kuvend, partitë të humbin numrin e deputetëve në Kuvend, VV humbi 3, LDK’së humbi 1, PDK 1, AAK-PSD 1.
Kjo edhe shkaktoi prishjen e matematikave të koalicionit VV-LDK, ata tani kanë vetëm 57 ulëse në Kuvend, nga 61 vota sa duhet për t’u krijuar Qeveria.
Kësisoj koalicioni VV-LDK do të detyrohet që edhe koalicioni Nisma-AKR-PD të jetë pjesë e koalicionit dhe Qeverisë së re Kurti, pasi vetëm këto dy parti nuk do të kenë numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë së re.
Nuk dihet se cila do të jetë akoma oferta nga Vetëvendosje dhe se a do të pranon koalicionin Nisma-AKR-PD të ketë vetëm dy ministri, duke parë mandatet e kaluara me nga 4 ministri në Qeverinë meganomane të Ramush Haradinajt.
Në Qeverinë Kurti do të jenë sipas të gjitha gjasave edhe Lista Serbe, kjo pas një kushtëzimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presionit të madh ndaj Kurtit.
Ndryshe deputetët nga Nisma-AKR-PD janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi – Krasniqi, Albulena Balaj – Halimaj./gazetametro.net