Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, ka fituar besimin e fuqishëm të qytetarëve në zgjedhjet për Asamblenë Komunale, duke marrë plot 932 vota.
Ky rezultat e rendit atë si personin më të votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, një dëshmi e qartë e mbështetjes që ai gëzon për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të tij.
Ibrahimi ka dëshmuar se përmes punës, angazhimit dhe transparencës arrihen rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve, duke fituar sërish besimin e tyre për t’i përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit./Radio Star/