Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka nisur formimin e kabinetit të tij duke emëruar drejtorët e rinj. Pas emërimit të Mimoza Kadriut si Drejtoreshë e Shëndetësisë, tashmë pritet që në ditët në vijim të përcaktohen edhe drejtorët e tjerë komunalë shkruan Radio Star.
Radio Star mëson nga burimet e saj se Kushtrim Ibrahimi do të vazhdojë të jetë drejtor i Shërbimeve Publike edhe për katër vitet e ardhshme.
Ai mbetet në këtë pozitë pas një pune të suksesshme dhe një performance të mirë në zgjedhjet komunale, duke gëzuar besimin për të vazhduar drejtimin e kësaj drejtorie./radiostargjilan/

