Asamblisti komunal dhe partner i koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Kushtrim Kadriu, ka kritikuar qasjen e qeverisjes komunale për vonesën në nisjen e procesit të dezinsektimit kundër insekteve në qytet.
Kadriu ka bërë të ditur se ka kërkuar fillimin e këtij procesi, por sipas tij, deri më tani nuk ka pasur veprime konkrete nga institucionet komunale.
“Kam kërkuar nisjen e procesit të dezinfektimit kundër insekteve (mizave). Megjithatë, ky proces ende nuk ka filluar. Deri në realizimin e tij, do të detyrohem ta kryej vetë dezinfektimin me rrahëse mizash”, ka shkruar Kadriu.
Deklarata e tij është shoqëruar me ironi, duke vënë në pah shqetësimin për praninë e insekteve dhe nevojën për ndërhyrje institucionale në kohën e sezonit veror.

