Ky është postimi nga kryetari i Lëvizjes Vatra në Gjilan:
Janë paditur zyrtarët e MPB- së për shkeljen e të drejtave të preshevarëve
Janë bërë 22 vjet që banorët e dëbuar nga Kosova Lindore nuk po pajisen me dokumente identifikimi nga shteti i Kosovës.
Qeveria jonë ende nuk ka bërë asnjë veprim në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi të madh. Si rezultet i kësaj, Avokat Halit Azemi, i cili është edhe aktivist i “Vatra- s” , më njoftoi se ka ngritur kallëzim penal në drejtorinë e krimeve të rënda në Prishtinë.
Vepra penale: keqpërdorim i pozitës zyrtare, neni 413, paragrafi 1 dhe 3, të KPK, nga zyrtarët e departamentit për shtetësi.
Të pandehurit: Liridon Neziri, Valon Krasniqi, Safete Bilalli, Abedin Januzaj, Kushtrim Reci, Rita Kuqi, Liridon Sejdiu dhe Visar Shala nga departameni për shtetësi dhe azil të MPB- së në Prishtinë, kanë kaluar kompetencat e tyre duke mos zbatuar ligjin për shtetësi dhe me këtë veprim, në mënyrë serize kanë shkelur të drejtat njerëzore të aplikuesve për dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës.