Kushtrim Qamili është futur garës për asambleist në Komunën e Gjilanit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po e nis një rrugëtim të ri, me Aleancën për Ardhërinë e Kosovës, për të dhënë më të mirën për qytetin e Gjilanit.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur familjarë, shoqëri e qytetarë të Gjilanit;
Siç e dini i jam futur garës për Asamblenë Komunale të Gjilanit. Numri im në këtë garë është 5.
Besoj se ky do të jetë numri im i suksesit. Kërkoj votën tuaj në mënyrë që problemet tuaja të adresohen çdo herë.
Të gjithë ju që besoni në vizionin tim, në vullnetin për ta bërë qytetin tonë edhe më të mirë mund të më votoni. Jam në Listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Vota juaj për mua dhe kandidatin e AAK-së për kryetar, z. Nazim Gagica është shumë e vlefshme për ne.
Le ta nisim një periudhë më të mirë për Gjilanin tonë.