Mbrëmë, aktori i njohur Kushtrim Qerimi u nderua me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Ky sukses erdhi falë performancës së tij të spikatur në shfaqjen “God Bless America”, e cila u prezantua nga Teatri i Gjilanit.
Kushtrim Qerimi shfaq një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe talent të dallueshëm, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën teatrore kosovare./Radio Star/
Fotot nga ngjarja janë siguruar nga @esko__xx.