Në Spitalin Regjional të Gjilanit është bërë një emërim i rëndësishëm në udhëheqjen profesionale të shërbimeve infermierore. Kushtrim Syla është zgjedhur si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Infermierisë, duke marrë besimin nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Spitalit, Afrim Cana.
Vendimi për emërimin e Sylës vjen pas ndryshimeve të fundit në menaxhmentin e Spitalit, ku Afrim Cana u emërua në krye të institucionit shëndetësor. Cana, i cili ka marrë së fundi detyrën, ka shprehur besimin e tij se Kushtrim Syla do të sjellë profesionalizëm dhe përkushtim në drejtimin e një sektori kaq të ndjeshëm dhe jetik për funksionimin e përditshëm të shërbimeve mjekësore.
Kushtrim Syla njihet për përvojën dhe angazhimin e tij të gjatë në fushën e infermierisë, Syla ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, duke qenë vazhdimisht në vijën e parë të përballjes me virusin dhe në shërbim të pacientëve në kushte jashtëzakonisht sfiduese.