“Nuk ka kourum kuvendi për me vazhdu…” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në Kuvendin e Kosovës gjatë mandatit të këtij legjislativi, e cila këtë vit madje u shndërrua në klishe.. Për pasojë të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të dytë, andaj monitoruesit e kuvendit vlerësojnë se gjatë këtij viti qeveria nuk përmbushi më shumë se 50 përqind të agjendës legjislative.
“Në asnjërin vit të qeverisë Kurti, nuk është përbushur më shumë se 50 përqind e agjendës legjislative, po flasim pra as në vitin 2021, 2022, 2023 e fatkeqësisht deri më tash as në vitin 2024 nuk është përbushur agjenda legjislative më shumë se 50 përqind. Një çështje të tillë ose një përmbushje e agjendës legjislative e kemi konsideru që ka ardh si shkak i mungesës së planifikimit adekuat, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Por gjithesesi ne e shohim si një dështim të qeverisë për të përcjell me efikasëshmëri programin legjislativ”, tha Naim Jakaj nga IKD-ja.
Lëvizja “FOL” e ciëlsoi joserioze sjelljen e deputetëve në kuvend, e cila lë pasoja të shumanshme.
“Qytetarët janë ata që më së shumti preken nga vendimet e kuvendit, pasi që ata janë të thirrur të punojnë për të mirën e popullit dhe duke pasur parasysh që ne vazhdimisht kemi pasur shtyrje të seancave dhe mosmiratim të projektligjeve të ndryshme dhe mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dëmet më së shumti i pëson populli”, tha për rtv21 Viona Bunjaku nga lëvizja “FOL”