Kuvendi miraton iniciativën e Gentrit Murselit nga Forumi Rinor i LDK-së, “Te Çami” do të bëhet park!
Kuvendi e voton unanimisht kërkesën e FR-LDK, një park i mrekullueshëm së shpejti në Gjilan
Me datë 04.06.2021 Forumi Rinor i LDK-së ka dorëzuar kërkesën në zyrën e Kryetarit Lutfi Haziri që të inicohen procedurat ligjore që parcela 0003-0ZK të shpallet me interes publik.
Pas shqyrtimit të kërkesës, kryetari ka kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
Sot në seancë të jashtëzakonshme, të gjitha grupet parlamentare e kanë mbeshtetur këtë iniciativë, duke shpresuar që investimet e përmendura do të bëhet realitet.
Nga 24 anëtarë të Kuvendit pjesëmarrës në seamcë, të gjithë votuan PRO!
Pas bartjes së kësaj prone, në parcelat në fjalë komuna duhet të mirëmbajë hapsirat dhe të planifikohen investime në ndriçim publik, shtigje për ecje, kënd i lojërave etj.