Kuvendi i Kosovës me 74 vota për ka formuar Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryesuese e këtij komisioni është është Mimoza Kusari-Lila nga lista e Vetëvendosjes, ndërsa zëvendëskryesuese është Eliza Hoxha nga PDK, njofton Klan Kosova.
Anëtarë janë: Labinotë Demi-Murtezi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nga LDK Ekrem Hyseni, Ilir Ferati dhe Veton Berisha, nga PDK Bekim Haxhiu, nga AAK Shkumbin Demaliaj, nga Lista Serbe Millosh Petroviq dhe nga Nisma Endrit Shala.
Komisioni u vota me 74 vota për, asnjë kundër dhe 10 abstenime.