By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024

Përditësimi i fundit: September 29, 2023 12:40 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, sot, në vazhdim të mbledhjes së djeshme, ka dështuar ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024, bashkë me vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, përgjegjës për Financa.

- Advertisement -

Opozita (LDK e PDK) e cila e ka shumicën në Kuvend, u deklarua kundër këtij propozim-buxheti, me arsyetim se është i planifikuar keq dhe si i tillë është i pa realizueshëm, ndërsa subjekti qeverisës (LVV) dhe partnerët e tij, vlerësuan se planifikimi është bërë mirë dhe kërkoi mbështetje nga të gjitha subjektet politike për miratimin e buxhetit.

Me 12 vota për dhe 16 kundër, Kuvendi dështoi ta miratojë buxhetin për vitin 2024 dhe vlerësimet e hershme 2025-2026 dhe pas kësaj, Kuvendi u detyrua t`i ndërpres punimet e mëtejme për mungesë kuorumi, pasi që LVV dhe partnerët e saj qeverisës e braktisën seancën.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke iu përgjigjur vërejtjeve, tha se mbi 50 projekte kapitale janë të planifikuara në vitin 2024 dhe një pjesë e tyre janë planifikim i hershëm për vitet 2025 dhe 2026, për të cilat nuk kërkohet planifikim i detajuar.

Sa i përket shpërndarjes së investimeve, kryetari Hyseni tha se vërejtjet nuk qëndrojnë, sepse projektet, të mëdha ose të vogla, janë të shpërndara gjithandej, ndërkohë që dha sqarime detaje për shumicën e projekteve.

Për më tepër, kryetari Hyseni tha se arsyet e opozitës për të mos e votuar propozim-buxhetin, janë të pa qëndrueshme.

‘Qasja për të përfaqësuar vetëm lokalitetin prej nga vjen një këshilltar, nuk është e mirë, sepse ne jemi këtu për më shumë se vetëm një fshat’, tha ai.

Përndryshe, buxheti i planifikuar për vitin 2024 është 34.221.119 euro. Nga grandet sigurohen 27.646.694 euro, kurse pjesa tjetër, 4.952.585 euro – nga të hyrat vetanake.

Nga ky buxhet, për paga dhe mëditje do të shfrytëzohen 15.980.563 euro, për mallra dhe shërbime – 6.721.932 euro, për shpenzime komunale – 680.081 euro, për subvencione – 1.757.592 euro dhe për shpenzime kapitale – 9.080.949 euro.

Gjithçka gati për festën e Kosovës
Parashikimi motit
Arbërie Nagavci thotë se vendi shkon në zgjedhje
Ekzekutohen pagesat e pensioneve për mbi 293 mijë përfitues
Kalon në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë në Komisionin për Legjislacion
Artikulli i mëparshëm Policia në Gjilan shqipton mbi 1 mijë e 561 gjoba në trafik
Artikulli tjetër PDK në Gjilan, jep aryset e veta pse nuk e votoi buxhetin për vitin 2024

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.