By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kuvendi i Gjilanit miraton vendimin për ndarjen e 200 bursave për studentë, i lë pas të gjitha komunat tjera
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kuvendi i Gjilanit miraton vendimin për ndarjen e 200 bursave për studentë, i lë pas të gjitha komunat tjera

Përditësimi i fundit: October 19, 2020 12:44 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 200 bursave për studentët e kësaj komune, për vitin akademik 2019/2020, duke u bërë Komunë kampion në Kosovë sa i përket mbështetjes së studentëve.

- Advertisement -

Sipas këtij vendimi, 100 bursa, në lartësi prej 60 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës jashtë kësaj komune, ndërkaq 100 të tjerë, në lartësi prej 40 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet brenda kësaj komune.

Përzgjedhja e studentëve përfitues të bursave do të bëhet nga Komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës, në bazë të konkursit të shpallur nga Drejtoria për Arsim dhe kritereve për ndarjen e bursave, të miratuara nga komisioni përkatës.

Mjetet financiare për bursa ndahen nga Buxheti i Komunës së Gjilanit nga subvencionet e Drejtorisë për Arsim.

Në të vërtetë komuna e Gjilanit ka siguruar mjete shtesë, me qëllim të rritjes së numrit të përfituesve.

Duke marrë parasysh numrin e madh të studentëve të cilët studiojnë në universitetet brenda dhe jashtë Komunës së Gjilanit, kërkesat e shumta për bursa si dhe duke marr parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me Kryetarin e Komunës dhe Drejtorinë për Buxhet e Financa, ka siguruar mjete shtesë financiare për rritjen e numrit të përfituesve.

Për këtë arsye, Kuvendi bëri plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të datës 29.09.2020. Sipas vendimit paraprak ishte paraparë ndarja e 75 bursave.

Me gjithë vërejtjet e opozitës sa i përket procedurave të ndryshimit të vendimit paraprak, kritereve, lartësisë së bursës dhe të tjera, Kuvendi votoi në mënyrë unanime për ndarjen e 200 bursave për studentë.

Gjilani, siç u tha në debat, është Komuna e parë në Kosovë që ndanë numër kaq të madh të bursave për studentë, madje më shumë se edhe Prishtina, gjë që dëshmon përkushtimin e kryetarit Haziri dhe autoriteteve të këtushme arsimore për të investuar në shkollimin e brezit të ri.

Këshilli i fshatit në Malishevë, ndau sot mirënjohje për Rexhep Shabanin, për mbështetjen e vazhdueshme që i jep iniciativave të banorëve
36 vjet LDK: Rexhep Kadriu në rrugëtimin e shpresës, vizionit dhe shtetndërtimit të Kosovës
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës viziton Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj
Rohde për ngërçin politik: Pas 55 përpjekjeve, ndoshta është koha të ndërrohet ekipi
37 policë të infektuar me coronavirus, kjo është gjendja e tyre
Artikulli i mëparshëm Dyshohet se 19-vjeçarja ka bërë vetëvrasje në Poliqkë të Kamenicës, prokuroria jep detaje
Artikulli tjetër 118 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.