Kuvendi i Kosovës e ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në emër të deputetëve tha se e dënojnë ashpër agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës.
“Populli dhe kuvendi qëndron përkrah popullit ukrainas dhe solidarizohemi me ta në këto kohë të vështira”, tha Konjufca.