Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të intensifikojë punën e vet, me qëllim të shtyrjes përpara të shumë reformave të rëndësishme për vendin. Me kryetarët e Komisioneve Parlamentare diskutuam punën e bërë deri më tani dhe njëherësh kërkova nga ta që të punojnë edhe më shumë në përmbushjen e agjendës legjislative, në mbikëqyrjen e punës së ekzekutivit dhe një monitorim më të shpeshtë në terren për zbatimin e ligjeve. Në veçanti, kërkova që deri më 31 Mars të këtij viti të përfundojë shqyrtimi i të gjitha ligjeve në kuadër të agjendës së reformave evropiane (ERA).
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të intensifikojë punën e vet
Ndani këtë artikull