Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka konfirmuar se seanca e jashtëzakonshme për kalimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, do të mbahet të premten në ora 11:00.
Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot është dorëzuar kërkesa për seancë të jashtëzakonshme.
“Ne emer te deputeteve nenshkrues, dorezova kerkesen per seance te jashtezakonshme, per te kaluar ne lexim te dyte, ligjin për rimekembje ekonomike.
Seanca do te mbahet diten e premte ne ora 11:00.”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të parë më 64 vota për.