Kuvendi Komunal i Gjilanit, kërkon të ndan një fond nga buxheti i saj për ti ndihmuar Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.
Nevzad Isufi nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, thotë se duhet të miret një vendim me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti, këtë vendim e kanë përkrahur të gjithë asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Të gjithë asambleistët shprehën ngushëllime më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe gjithë të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë./RadioStar/