Kuvendi Komunal i Gjilanit, ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Shqipëri, ku si pasojë e një tërmeti vdiqën 13 dhe qindra të plagosur.
Në hapje të seancës së kuvendit për ditën e sotme, kryesuesja e Kuvendit Shpresa Kurteshi-Emini, kërkoi nga asambleistët të ngrihen në këmbë për të respektuar viktimat dhe të plagosurit.
Të gjithë jemi njoftuar me një ngjarje tragjike të një tërmeti në Shqipëri, ku kanë humbur jetën shumë persona të Shqipërisë. Për të nderuar dhimbjen dhe për tu gjetur familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre ftoj kuvendin të mbajë 1 minutë heshtje – tha Kurteshi-Emini./RadioStar/