Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e parë për këtë vit të ejtën, me 31.01.2019 ( Salla e Kuvendit në ora 10:00)
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Propozim vendimi për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillit Lokal
2.2 Përcaktimi i shumës së kompensimit për Kryetarët e Këshillave Lokale
2.3 Propozim vendimi për lejimin e zgjerimit të varrezave të fshatit Ponesh
2.4 Propozim vendimi për këmbimin pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të pronarit Nazmi Starabaja nga Gjilani
2.5 Rekomandim i Komitetit për Barazi Gjinore për vendosjen e Monumentit të Gruas në qendër të qytetit
2.6 Kërkesë për mbështetjen dhe funksionimin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit
2.7 Raportet e punës për vitin 2018 të Komiteteve të KK-Gjilan
2.8 Planet e punës për vitin 2019 të Komitetev të KK-Gjilan
2.9. Rekomandim për shpalljen “Qytetar Nderi” i z. Irakli Koqollari
2.10. Rekomandim për shpalljen “Nderi i Qytetit” i z. Ekrem Rukovci, Shemsedin Abazi, Shukri Sylejmani dhe Selami Osmani (pas vdekjes).
3. Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 31.01.2019 në ora 10:00.
01.Nr. 18 / 2019 __ Kryesuesja e KK Gjilan
Gjilan, më 21.01.2019 / Shpresa Kurteshi-Emini/