Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me vlerë 41.9 milionë euro, me 33 vota për. Vendimi u mor gjatë një seance të jashtëzakonshme, e cila u mbajt me ftesë të kryetarit të komunës, Alban Hyseni.
Miratimi i buxhetit i jep fund bllokadës financiare që kishte krijuar vështirësi të konsiderueshme në funksionimin e kompanive publike komunale, duke nxitur edhe reagime sindikale në formë protestash dhe grevash.
Nga komuna është theksuar se buxheti i miratuar do të mundësojë vazhdimin normal të projekteve dhe shërbimeve publike gjatë vitit 2026./Radio Star/









