Në mbledhjen e mbajtur më 27 shkurt 2025, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar vendimin për lirimin nga pagesa të stafit policor për shërbimet e kontrolleve mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet e tjera shëndetësore që menaxhohen nga Komuna shkruan Radio Star.
Ky vendim, i kërkuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës – Rajoni Gjilan, synon të mbështesë policët përmes qasjes së lehtësuar në shërbimet shëndetësore.
Për zbatimin e tij do të kujdeset Kryetari i Komunës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe institucionet përkatëse.
Vendimi do të hyjë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe publikimit në faqen zyrtare të komunës./radiostargjilan/