Kuvendi Komunal i Gjilanit nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me fillim në ora 10:00.
Sipas një komunikate për media nga ky institucion, pikë e rendit të ditës është falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 € për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023.
Ky është rendi i ditës për seancën e jashtëzakonshme:
Kuvendi Komunal i Gjilanit, nesër (e premte, 3 shkurt 2023) mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë: Falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 € për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023
Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit, nga ora 10:00