Kuvendi komunal i Gjilanit, sot mban seancën e mbetur të vitit 2023, e cila paraparë të mbahet në fund të vitit, po që ajo seancë dështoi shkruan Radio Star.
Opozita në Kuvend, kishte lëshuar mbledhjen pasi në sallë nuk ishte i pranishëm Kryetari Alban Hyseni, bashkë me ekzekutivin dhe për këtë arsye ata nuk deshën të vazhdojnë seancën pa prezencën e tyre.
Duke filluar nga ora 10:00, pritet të mbahet seanca përmbyllëse e vitit 2023, kjo do të transmetohet live në facebook: Radio Star Gjilan, në valët 96.4 Fm si dhe në website www.radiostargjilan.com