Në mungesë kuorumi, dje është ndërprer seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë të kuorumit, e ka ndërprerë seancën, pasi opozita e ka braktisur sallën e mbledhjeve, duke kundërshtuar për të qenë në rend dite propozim-vendimet për shfuqizimin e tre vendimeve, me arsyetimin se nuk kanë kaluar në Komitetin për Planifikim Hapësinor dhe Komitetin për Politikë dhe Financa.
Ndërkohë, Sekretaria e Kuvendit ka bërë të ditur se mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal vazhdon punimet sot (26.05.2023), me fillim në ora 10:00, sipas rendit të punës.