Kuvendi Komunal i Gjilanit ka votuar sot Buxhetin e Komunës për vitin 2027, në kuadër të Mbledhjes së VIII-të të Kuvendit Komunal.
Buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027 është miratuar në vlerë prej 43.586.882 euro.
Sipas Komunës, buxheti i miratuar synon mbështetjen e zhvillimit të qytetit, realizimin e projekteve infrastrukturore dhe rritjen e investimeve në shërbim të qytetarëve.
Me votimin e këtij buxheti, Komuna e Gjilanit ka përcaktuar kornizën financiare për realizimin e projekteve dhe prioriteteve komunale gjatë vitit 2027./Radio Star/










