Seanca solemne me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës do të mbahet sot me fillim në ora 09:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.
Përndryshe, sipas zyrtarëve komunal Komuna e Gjilanit ka bërë përgatitjet e nevojshme për të shënuar përvjetorin e pesmbëdhjet të pavarësisë së Kosovës, dhe se për këtë ditë festive, është përgatitur një program i pasur kulturor./Radio Star/